Gjatë kësaj vere në europë ka shpërthyer një debat i zjarrtë për burkinin. Gjermania, Austria dhe Zvicra kanë vendosur të mos lejojnë besimtaret myslimane, të lahen me burkini në pishina.
Atyre iu shtua edhe Franca, e cila e ka ndaluar përdorimin e burkinit në plazhe. Pamjet e disa policëve që detyronin një grua të hiqte burkinin, bënë xhiron e botës.
Në Britani ndërkohë nuk ka një ndalesë të tillë dhe veprimi i shteteve të mësipërme, është komentuar si një vendim negativ. Por, ndërsa përgjigjia britanike është negative, një eksperiment social ka dashur të tregojë se si do të reagonin britanikët në rast se ndodhte si në Francë, kur një grua u detyrua nga policia të hiqte burkinin.
Eksperimienti është bërë nga dy aktorë.
“Polici” ka kërkuar nga gruaja që të heqë burkinin në plazh pasi sipas tij, kështu vishen terroristët, dhe pas debateve dhe kundërshtive të kësaj të fundit, ai e ka kapur prej flokësh atë, për t’i hequr burkinin, shkruan tema.
Pas britmave të gruas, “polici” është rrethuar nga disa gra të tjera, të cilat kanë kërkuar nga ai ta lërë të qetë atë, pasi ajo nuk po bën asgjë dhe nuk është veshur si terroriste.