Thoni çfarë të doni për “Metallican” (ata janë shumë të zhurmshëm dhe s’mund t’ju dëgjojnë), por nuk mund ta mohojmë që bendi më i madh i muzikës ‘heavy metal” asnjëherë nuk e ka humbur aftësinë për të bërë impakt.
Së fundi ata kanë lansuar këngën e parë nga albumi i shumëpritur “Hardëired…to Self-Destruct” që është i dhjeti me radhë që grupi ka incizuar në studio, do të dalë në nëntor, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Sikur ka qenë rasti tash e sa kohë, bota e muzikës metal sërish po vlon nga argumentet nëse “Metallica” e ka humbur, rikthyer apo nuk është bazuar fare tek rrëfimi.
Pjesërisht, ky shpërthim i pashmangshëm i opinioneve – si pozitive ashtu edhe më pak pozitive – ndodh për shkak se “Metallica” mbetet e pakrahasueshme me vetëm “Iron Maiden” dhe “Slipknot” që i afrohen pak pozicionit global të bendit.
Por arsyeja është edhe besimi i kamotshëm se James Hetfield dhe grupi nuk kanë bërë një album të madh për këta 25 vjetët e fundit.
Si rrjedhojë, çdo muzikë e re i nënshtrohet kontrollit të ashpër dhe krahasohet me incizimet legjendare që ka bërë bendi në vitet ’80. Tetë vitet qyshkur “Metallica” e lansoi albumin e fundit në studio me titull “Death Magnetic”, vetëm sa i kanë rritur pritshmërisë për këngët e reja.
Audienca e bendit duket se është e ndarë midis atyre që pëlqejnë gjithçka që bën “Metallica” dhe atyre që e kanë humbur shpresën sidomos pas lansimeve të pakuptimta siç ishte “Lulu” – një bashkëpunim me Lou Reed- dhe filmit të pafat për koncertet e bendit me titull “Metallica: Through the Never”.
Singli i ri, me titull “Hardëired” mund të mos i kënaqë të gjithë adhuruesit e bendit, por së paku sugjeron që “Metallica” ka sheshuar një apo dy probleme. Veçanërisht kënga është vetëm mbi tre minuta e gjatë dhe shkon rrëshqitshëm nga fillimi në fund.. (b.an)