Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion viral, specifikisht nga virusi i quajtur papilloma. Ato mund të shfaqen në forma të ndryshme, por zakonisht kanë formë të rrumbullakët. Ato janë një problem mjaft shqetësues për lëkurën dhe një problem estetik gjithashtu, por përveçse prishin imazhin, nga ana tjetër mund të shkaktojnë edhe dhimbje apo kruarje.
Mbase mund të keni provuar mënyra të ndryshme për të hequr lythat, të cilat kanë rezultuar pa sukses. Por, ju nuk keni provuar mënyrën më të re, duke përdorur një lëkurë bananeje.
Për këtë ilaç natyral ju duhet vetëm një banane e qëruar. Ajo çfarë duhet të bëni është të prisni një copë të lëkurës së bananes dhe ta vendosni në lyth, më pas ta mbështillni me një shirit. Këtë duhet ta bëni çdo natë përpara se të shtriheni për të fjetur dhe ta hiqni të nesërmen në mëngjes. Kjo procedurë duhet të zgjasë për të paktën një javë.
Rezultatet do t’iu mahnisin!/tvklan.al