Bardhul Duzha ka treguar për “News24”, momentet e tmerrit që përjetoi në çastin kur u detyrua që të hidhej në bazamentin e katit të tretë për të shpëtuar të miturin Klodian Lala.
“Ashensori u prish në katin e tretë, dhe unë u detyrova të hidhesha. Por kur pashë që pas meje ishte një fëmijë, që rrinte varur, shkova ta ndihmoja, por s’ja dola dot”, ka thënë punonjësi i fabrikës, ku humbi jetën dje tragjikisht një 15-vjeçar në Shkozet.
“Ishim duke punuar që në 8 të mëngjesit, deri pasdite. Po merrnim materialet, ato stolat. Në momentin e fundit, ikën ashensori lart. Shkoj në katin e tretë, por nuk punonte. U hodha te bazamenti i shesh-pushimit. Kur ktheva kokën pashë që ishte një fëmijë pas. Ishte varur tek ashensori, shkoj ta kap, por ramë të dy brenda në gropë. Unë fatmirësisht shpëtova. Nuk e kisha parë ndonjëherë, ndoshta aty punonte nëna e tij. Ne po lëviznim prej atij vendi ku punonim”, pohon Duzha.