Arrestohet autori i një inskenimi ngjarjeje i cili bëri kallëzim të rremë në polici për baxhanakun për armbajtje pa leje në banesë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasin Vasil Yzeiraj, 31 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër. Shtetasi Vasil Yzeiraj kallzoi në polici se në banesën e një shtetasi kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike.
Policia me të marë informacionin bëri kontrollin e banesës dhe gjeti dy granata dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Vasil Yzeiraj kishte inskenuar vetë ngjarjen dhe i kishte vendosur ai sendet e paligjshme.
Policia e Fierit zbardhi ngjarjen, dokumentoni inskenimin dhe arrestoi autorin për veprat penale “Kallzim i rremë”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” , “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”. Në cilësinë e provës materiae u sekuestruan dy granata dhe 508.6 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.