Gjemania pret që deri në 300 mijë emigrantë të arrijnë në vend deri në fund të vitit, Kështu ka thënë kreu i Zyrës Federale të Migrimit dhe Refugjatëve. Frank – Jurgen Weise i tha gazetës Bild se më shumë se 300 mijë refugjatë pritet që deri në fund të këtij viti të shkojnë në Gjermani, transmeton Express.
Më shumë se një milionë emigrantë nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika kanë shkuar në Gjermani vetëm vitin e kaluar. Ministria e Brendshme gjermanë kanë thënë se më shumë se 380 mijë njerëz kanë aplikuar për azil në Gjermani për gjashtë muajt e parë të këtij viti.