Ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 101 vjeçe, arrestohet në flagrancë djali. Faik Alla, 55 vjeç, banues në Bulqizë është prangosur dje nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, pasi në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases H.A, 101 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130, i Kodit Penal.