Në një interrvistë për gazetaren Ilva Tare në televizionin Ora Neës, krijuesi i veprës arkitekturore, “Reja” (The Cloud) Sou Fujimoto u shpreh i kënaqur për përshtypjet që shqiptarët kanë krijuar mbi veprën e tij. Ai rrëfeu se si i erdhi ideja për të krijuar një vepër të tillë dhe se donte të krijonte diçka që të shkrihej me gjelbërimin, ndaj për këtë arsye “Reja vendoset në parqe. Ai tha se i pëlqen vendi ku është vendosur “Reja” në Tiranë dhe se është i kënaqur me numrin e vizitorëve.
Intervista:
Sou Fujimoto, faleminderit që pranuat këtë intervistë.
Faleminderit shumë.
Ishte shumë interesante të lexoje në fillim kur u vendos që The cloud të vinte në Tiranë. Unë kam jetuar në Londër për disa vite dhe Galeria Serpentine ishte e preferuara ime. Si hytë në kontakt me këtë galeri?
Unë mora një letër nga ata dhe më pas erdhi ftesa. E dija që më përpara për ftesë nga Hans Ulrich Obrist si mik, por zyrtarisht ftesa erdhi në nëntor 2012. Më pas shkova atje për t’u takuar me Julia Peyton-Jones dhe më pas filloi.
Dhe çfarë të kërkuan ata për të bërë?
Përshkrimi ishte shumë i thjeshtë. Qendra është përpara galerisë Serpentine por më shumë është në park, kështu që duhet të jetë vendi ku njerëzit për të qëndruar, rastësisht dhe të përdorin hapësirat publike.
Si ju erdhi në mendje ‘Reja’? Shpenzuat kohë në Londër për të parë parkun Kensington?
Po, por jo për shumë kohë. Duhet të shkoja në Tokio dhe më pas ata më dhanë një muaj kohë për të menduar për konceptin. Por jo një muaj të plotë. Pas javës së parë duhet të dërgoja skicat për të nisur dikutimin. Por ajo ishte një bisedë e këndshme sepse herën e parë që çova një skicë, i bëra një telefonatë dhe ata thanë thjeshtë: Jo, nuk është kjo. Dhe pastaj unë i pyeta përse?
Për këtë projekt?
Jo, për këtë. Për një tjetër. Ata thanë jo, dhe unë i pyeta pse. Ata më thanë se është shumë stil Fujimoto. Ok, unë jam Fujimoto. Më pas javën tjetër i çova skica të tjera. Ata më thanë jo prapë.
Ata donin që Fujimoto mos të ishe Fujimoto?
Tek skica tjetër, ata më thanë jo sepse kjo nuk është e stilit Fujimoto. Më pas e kuptova, ata kërkonin diçka përtej stilit Fujimoto por vazhdimin e stilit Fujimoto.
Të dhanë diçka specifike për hapësirën, masat, sa e madhe duhet të ishte?
Pothuajse, por ne duhet të vendosim për gjithçka, kjo është sfida e madhe. Duhet të mendojmë për gjithçka , duhet të mendojmë për karrierën tonë, por jo vetëm. Duhet të mendojmë për gjithë arkitekturën në kuptimin historik dhe çfarë është arkitektura, vendi për njerëzit, hapësira publike, pra për gjithçka duhet të mendojmë dhe ta përcaktojmë.
Pse kjo ide, nga erdhi?
Mendova se duhet të ishte më shumë si një vend ku njerëzit do të mund të shpenzonin kohën e tyre në mënyra shumë të ndryshme. Ky mund të ishte vendi i diversitetit mendova. Në fillim po mendoja se ihste si një kodër, me peisazhe, peisazh arkitekturor ku njerëzit mund të zgjedhin vendin e tyre që gjendet në një park të bukur. Pra, nëse krijon një kodër artificiale me beton, mendova se do të ishte shumë masive dhe do të bllokonte pamjen me atë që të rrethon. Në fund më erdhi ideja për të krijuar një peisazh transparent, një kodër transparente, dhe më pas erdhi kjo ide. Ideja origjinale ishte për një kodër, ngjan më shumë me një kodër pushimi por prapësëprapë siguron hapësirë për njerëzit për të zgjedhur se ku të ulen apo si të krijosh hapësirën me mikun tuaj apo çfarë lartësie..
Është si në teatër, ulesh këtu…?
Po
Moderne
Kjo ishte edhe ide e Hans Ulrich Obrist i cili më tha se kodra duhet të ishte edhe një ri-interpretim i një amfiteatri, ku njerëzit mund të mblidhen së bashku për të bërë diçka së bashku apo të ndarë, Pra mendova se në epokën e Greqisë, amfiteatri ishte i fokusuar në një pikë të vetëm, në shekullin e 21 mund të ketu shumë pika fokusi si interneti, një pikë përmbledhëse e disa fokuseve. Nëse jep mësim, është vetëm një pikë fokusi, por nëse ke vetëm një shok, mund të bisedosh shumë afër. Nëse je vetëm, mund të qëndrosh këtu dhe të meditosh. Pra ky është si njëlloj vendi diversiteti, ky është ri-interpretimi i amfiteatrit.
Lexova në një nga intervistat tuaja që thatë se doja të krijoja diçka që të shrihej në të gjelbër…?
Po, ashtu është, nga një pikëvështrimi tjetër. Hapësira përeth është shumë e bukur. Ne dizenjojmë gjëra artificiale por nëse artificialja dhe natyralja shkrihen me njëra tjetrën për të krijuar mjedisin e gjallë, kjo mund të jetë një nga situatat idela të arkitekturës mendoj. Në fund përdorëm dritat në këtë strukturë
Kjo nuk është xham?
Po, kjo është xham.
Dhe ky është çelik?
Po, është çelik.
Është një strukturë e rëndë…
Po, në fakt është e rëndë por duket si e lehtë dhe kjo është gjëja më e lezetshme. Është shumë e rëndë por përshtypja që të lë është se është e lehtë dhe pothuaj si e harmonizuar me pemët që e rrethojnë dhe është shumë komunikuese, interaktive me qenien njerëzore sepse sespe pesha është si mobilje mendoj. Pra është një arkitekturë e madhe, por është me peshë njerëzore. Kjo është si një pjesë e trupit tënd dhe pjesë e gjërave që të rrethojnë.
Më pas, krijove rrathët, janë plastikë apo jo?
Po, janë plastikë, është si një çati. Sigurisht atyre u pëlqen të kenë një çati dhe pastaj ka një sfidë të madhe, si të vendosësh sipërfaqet? sepse thelbi është pa sipërfaqe, por sidoqoftë për çatinë duhet të kesh sipërfaqe dhe nuk dua të përdor gjeometrinë e njëjtë sepse është si të konkurrosh me njëri-tjetrin.
Nëse bie shi, nuk lagesh?
Jo, nuk lagesh. Pak ujë hyn por më shumë shkon jashtë.
Pra, ajo që kemi këtu është i njëjti xham dhe çelik, me atë që ishte në Galerinë Serpentine? E njëjta vepër arti?
Faktikisht të njëjtat gjëra. Vetëm është transportuar
Nuk ka një re tjetër në botë? Kjo është e vetmja?
Po, kjo është e vetmja.
Ju kanë kërkuar ta riprodhoni në vende të tjera?
Po, sigurisht. Pas ekspozitës së Londrës, disa klientë më kërkuan që të bëj të njëjtën gjë. Kjo është diçka shumë e veçantë kështu që mua nuk më pëlqen të bëj të njëjtat gjëra në vende të tjera. Kjo është e vetmja.
Dhe kjo iu shit fondacionit Luna?
Po.
Dhe ata e zotërojnë…
Po.
Tani, pas resë, famës dhe pas gjithë kritikëve që shkruajnë për këtë vepër arti në galerinë Serpentine, për ju si një arkitekt dhe artist gjithashtu, ishte e vështirë për të bërë një krijim të ri, për të bërë diçka tjetër për të pasuar renë?
Po, sigursiht, edhe për mua kjo është shumë e veçantë. Është një moment i rëndësishëm për mua të ndërroj mendjen për kuptueshmërinë e arkitekturës. Por jam më i relaksuar. Unë mund të jem i aftë për të eksploruar më tej sepse kam dizenjuar këtë dhe mendoj se kjo është njën lloj thelb konceptual ne mendimin tim artitekturor dhe pasi realizimit, mund te jëm më eksplorues, më tepër sfidues.
Ju thatë kur takuat vizitorë të tjerë këtu se atyre u bëri përshtypje se si mund të komunikonin këtu brenda dhe jashtë dhe mund të ndiejnë një lloj komunikimi. A mendoni se është e mundur për çdo vend? Çdo vizitor ndjen të njëjtën gjë apo ndryshojnë?
Po sigurisht, kultura të ndryshme, ata mund të kenë perceptime të ndryshme por vetëm në fund të mendimit primitiv fillestar njerëzor, besoj se njerëzit e shijojnë. Mbase fëmijët luajnë por i frymëzon njerëzit dhe i bën ta shijojnë. Këto gjëra nuk ndryshojnë pavarësisht nga vendet apo zonat.
A ka patur ndonjë koment që ju ka lënë vërtet të surprizuar që e keni dëgjuar nga vizitorët për renë në Londër apo këtu? Diçka që ju ka goditur… Psh unë nuk e mendova këtë koncept kur e krijova?
Jo koment, por sjelljet vërtet më frymëzuan. Sigurisht unë e prisja këtë vend që edhe fëmijët ta shijonin por ata vërtet ngjiteshin të lumtur, qeshnin, ecnin nëpër këto vende. Ky ishte momenti më i lumtur për mua.
Ndoshta nuk menduat për këtë në fillim, që fëmijët do ta shijonin kaq shumë…?
Jo, jo ishte shumë përtej pritshmërive të mija
Sipas teje, krijuesit, kur është më e bukur reja për t’u vizituar, gjatë ditës apo gjatë natës nga dritat?
Mund të them se varët nga moti, nga drita e diellit, dielli i mëngjesit, dita, dielli i mbrëmjes, nata me dritat ndezur. Përshtypja është shumë e ndryshme. Unë isha shumë i habitur për të parë realizimin në Londër. Unë pres që njerëzit ta vizitojnë këtu në mënyrë të përsëritur për të shijuar ndryshimin e situatave sipas motit dhe sipas situatave dhe edhe në të njëjtën kohë, në të njëjtin moment kur je vetëm, perceptimi është diçka dhe më pas kur dikush apo disa vijnë dhe bëhet e populluar, atëherë përshtypja është e ndryshmë. Pra është shumë dinamke.
Preferenca jote është gjatë ditës apo gjatë natës?
Preferenca ime është gjatë ditës sepse ka më shumë dritë dhe çdo gjë duket e ndriçuar, është si drita vetë. Të rrethon, është si re. Është një moment i këndshëm.
Si e vendosët emrin, reja? Kishte debat me galerinë? Apo ishte zgjedhja jote?
Sepse dukej si një re, kjo ishte pika më e fortë dhe unë e pëlqej ‘Reja’ sepse është si një lloj arkitekture ideale. Reja ka kufij por janë kufij të butë. Ka disa vende, mund të ulesh diku dhe mund të ulesh në disa vende të hapura, vende private, një lloj diversiteti që unë imagjinoj se do të kishte një re. Pra përshtypja është se duket si një re.
Nga brenda, duket akoma si një re? Apo vetëm nga jashtë? Si mendon?
Mendoj se edhe nga brenda duket si një re dhe nëse ecën përgjatë saj, hapësira që ndjen gjithmonë ndryshon. Sigurisht është e vërë nga çeliku, është e fiksuar por përshtypja është se i gjithë mjedisi po lëviz rreth teje. Pra kjo lloj situate dinamike është vërtet si një re.
Çfarë mendon për pozicionin në të cilën është vendosur reja?
Është një pozicion shumë i këndshëm dhe i bukur sepse sigurisht është në gjelbërim por është pjesë e rrugës, ka një rrugë dhe është pjesë e galerisë së arteve pra, njerëzit mund ta vizitojnë, njerëzit mund ta shohin. Është fiks në diversitet.
Pra e pelqën pozicionin ku është?
E pëlqej, e pëlqej.
E dhe mendimn tënd kur vendosën ta vinin këtu apo nuk ishte zgjedhja jote?
Ishte zgjedhja e tyre.
Kishit dëgjuar për Shqipërinë më herët? Kjo është hera juaj e parë këtu…
Po, është hera e parë që jam këtu por kam dëgjuar për Shqipërinë sepse një vajzë e stafit tim është nga Shqipëria. Pra, unë ndihem paksa i afërt, vërtet është hera e parë që vij këtu por ndihem pak si i shtëpisë.
Kur e gjeni kohën për të krijuar?
Në çdo kohë, në çdo moment. Kur jam në tavolinë në takim me stafin tim por edhe kur udhëtoj, imagjinata nuk ka limite, pra në rrethana dhe situata të ndryshme mund të ndihesh i frymëzuar.
Ndryshojnë gjërat kur bëhesh i famshëm si një arkitekt?
Sa për vete, unë nuk po ndryshoj.
Në ç’kuptim nuk po ndryshon?
Në sjelljen ndaj një projekti, njësoj si një fëmijë, më pëlqen ta shijoj projektin, edhe nëse një projekt i madh vjen, më pëlqen ta shijoj, më pëlqen të jem kreativ
Sepse po fiton shumë para mendoj…?
Jo, për fat të keq jo. Thjesht një motivim i thjeshtë për arkitekturën. Më pëlqen të krijoj diçka të re. Më pëlqen të mendoj për disa gjëra të këndshme, më pëlqen të përjetoj gjëra të këndshme.
Ti ke një respekt të madh për natyrën dhe dëshiron ta përfshish në punën tënde por të përdorësh dritat dhe elektricitetin, nuk është shumë miqësore me natyrën. Si ia bën me këtë fakt?
Sigurisht drita kërkon elektricitet por gjithsesi hapësira është si një hapësirë e errët dhe kjo ishte një sfidë tjetër për mua sepse çdo herë dizenjoj diçka, mendoj për marrëdhënien brenda dhe jashtë. Por nuk kemi gjë nga jashtë dhe menduam të përdornim dritën dhe sigurisht është LED dhe ka konsum të vogël.
Përsa i përket krijimeve të tua, the pak më parë se nuk je një artist, por unë e shoh këtë vepër si një vepër arti, jo thjeshtë si një vepër arkitekturore. Përsa i përket hapësirës, u kërkua nga galeria Serpentine të ishte kaq e madhe reja apo, apo ishte ideja jote të ishte kaq e madhe në mënyrë që t’i bënit përshtypje vizitorëve?
Sigurisht ishte nga propozimi ynë. Kërkesa e tyre ishte e hapur dhe arsyeja se pse unë them që jam një artist dhe jo një arkitekt, është se sa herë mendoj për hapësirën apo për projektin, mendoj për jetën në shumë mënyra. Si sillen njerëzit, si reagojnë apo si ndërlidhen.
Ju thatë se i pëlqenit ngjyrat por shoh që ju jeni i më shumë drejt transparencës gjithashtu, përse kështu?
Po . Tani kjo hapësirë është e bardhë. Dhe e bardha është ngjyra që pranon çdo gjë. Kur perëndon dielli, ka më shumë ngjyra portokalli dhe në mëngjes ka më shumë ngjyra të freskëta, pra e bardha është gjithmonë pranuese dhe e ndryshueshme dhe transparenca lidhet me hapësirën. Mund të shohësh gjelbëriin rreth saj, rrugën, makinat, pra këto lloj gjërash mund të jenë përjetimet tona. Ato ndryshojnë gjithmonë. Unë nuk e pëlqej transparencën në vetvete, nuk e pëlqej ngjyrën e bardhë në vetvete por e pëlqej situatën e cila përfshin shumë gjëra të ndryshme që ndryshojnë gjithmonë në varësi të situatës.
Marrëdhënia midis natyrës dhe arkitekturës, është një zgjedhje personale që bëni? Mendoni se mund bashkohen mirë së bashku apo përplasen sepse vendos diçka të huaj me natyrën? Keni menduar për këtë marrëdhënie, sa e rëndësishme është?
Faktikisht pyetja mes arkitekturës kundër natyrës është gjysmë personale dhe gjysmë e përgjithshme mendoj. Personalisht jam rritur në një ishull në veri, është një zonë natyrale dhe luaja në pyll. Kjo është prapavija ime. Pastaj shkova në Tokio, është një situatë krejt e kundërt, një situatë super arkitekturore. Por edhe në Tokio, unë ndjeva, në një zonë të mbipopulluar, të vogël, shtëpi të vogla të mbipopulluara, ndjeva se kjo nuk është e kundërta e pyllit ku unë luaja, por është si një realizim i ndryshëm, i njëjti mjedis i krijuar nga copa të vogla. Ky ishte momenti që unë kuptova, dhe sigurisht që mendova se gjërat natyrale dhe arkitekturore janë pothuajse njësoj. Mund t’i trajtosh së bashku për të krijuar një mjedis më të mirë për të jetuar, dhe sigurisht në përgjithësi, përgjatë historisë, sfida e arkitekturës është të luftojë me natyrën por tani është koha për ta ndryshuar, për ta ftuar natyrën dhe arkitekturën së bashku për të krijuar një mjedis më të mirë jetese.
Patët një përshtypje për qytetin, arkitekturën, ndërtesat?
Unë erdha këtu me makinë nga Mali i Zi dhe gjatë rrugës pashë peisazhin e bukur kur po vija në qytet dhe unë i dashuroj peisazhet e natyrës dhe në qytet