Gjenden tre vajzat e mitura që u denoncuan sot të humbura nga fshati Selcë e poshtme e Pogradecit. Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se ato u gjetën në Elbasan dhe janë dërguar në komisariatin e policisë së këtij qytet, për t’u marrë në pyetje lidhur me largimin e tyre raporton Panorama.
Shtetasi Bashkim Çollaku, 45 vjeç, deklaroi se dy vajzat e tij, shtetaset Bleona Çollaku, 16 vjeç dhe Lorena Çollaku , 14 vjeç, sëbashku me fqinjën e tyre, me inicialet A.B 16 vjeç, ishin larguar nga banesa e kësaj të fundit, pa lënë adresë qe prej mbremjes te se premtes.
Hetimet janë përqendruar në dy pista, në largimin me dëshirë të vajzave me persona që mund t’i kenë njohur sëfundmi, si dhe pista e dytë, ajo e trafikimit të mundëshm drejt Maqedonisë./a.m.