Shkolla e njësisë administrative Xibërr, qarku Dibër, është një ndër përfitueset nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell fotografi të shkollës së rikonstruktuar tashmë në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, ku shihet qartë transformimi me godinën ekzistuese.
“Shkolla e njësisë administrative Xibërr, qarku Dibër, ku falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane, janë realizuar 126 projekte ndërtimi e rindërtimi rrënjësor shkollash, siç është ky rast ku pamjet flasin vetë”, shkruan Rama.