Skuadra angleze Liverpool, është duke e përcjellë me vëmendje mesfushorin amerikan Christian Pulisic.
Mesfushori i talentuar nuk ka shumë hapësira tek Dortmund dhe ka shprehur gatishmërinë për tu larguar.
17-vjeçari kishte disa paraqitje mjaftë të mira edicionin e kaluar me Dortmundin në skuadrën e parë.
Ndërkohë Jurgen Klopp e vlerëson lartë futbollistin dhe është i gatshëm të shpenzojë për ta pasur në ‘Anfield’.
Sipas medieve angleze, Liverpool është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për futbollistin e talentuar edhe pse vështirë që Dortmund do të pranojë këtë ofertë. /a.m.