Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Siria janë pajtuar për armëpushim në Siri dhe koordinim të sulmeve ajrore kundër trupave të ISIS-it.
Kjo u bë e ditur nga Ministrat e Jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë, John Kerry dhe Sergej Laëroë në orët e vona të së premtes në Gjenevë pas negociatave maratonike të cilat kanë zgjatur më shumë se 12 orë, raporton Gazeta Blic.
Kerry dhe Lavrov kanë bërë të ditur që derisa është arritur kjo marrëveshje ka mbetur që ekspertët e dy shteteve në ditët në vijim të ulen dhe hartojnë planin e detajuar që në njërën anë palët e luftimeve që SHBA dhe Rusia përkrahin të arrijnë armëpushim dhe në të njejtën kohë të vije deri tek koordinimi i sulmeve kundër ISIS-it.
Amerika përndryshe i përkrah Kurdët e Sirisë kurse Rusia forcat e Asaddit, citohet “Gazeta Blic”. (b.an)