Portieri i Finlandës, Lukas Hradecky, thotë se përfaqësuesja e Kosovës në futboll është një mister për Finlandën, por ai është në dijeni se nuk do ta ketë një përballje të lehtë më 5 shtator në Turku.
Kosova do të përballet me Finlandën në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2018. Do të jetë ndeshja e parë në eliminatoret për Botërorin 2018 për të dy përfaqësueset. “Mendoj se është një mister i vërtetë.
Mirëpo, e sigurt është se nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Kosova ka lojtarë të fortë. Ne ende nuk e dimë se cilët lojtarë do të luajnë për të, varet se cilët do të afrohen në radhët e saj.
Unë shpresoj që tifozëria në Turku të na ndihmojë drejt fitores”, ka thënë Hradecky për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Finlandës, citon Koha. (b.an)