Pas obligacioneve, edhe bonot e thesarit po regjistrojnë një rritje të interesave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes prej 1.53%, nga 1.4% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm.
Ky është ankandi i dytë radhazi që interesat e bonove 12 mujore rriten. Ndonëse interesat ngelen sidoqoftë në nivele mjaft të ulët, duket se ato e kanë prekur tashmë fundin dhe nuk duket të siguronin më përfitime për investitorët.
Ekspertet shprehen se, kërkesa për bonot pritet të mbetet e lartë dhe gjasat janë që interesat të qëndrojnë në nivele të ulëta. /r.a