Dy ditë pas tërmetit, lëkundjet e tokës nuk kanë të ndalur në qytezën e Amatriçes. Në çdo lëkundje të regjistruar sërish një mur i rënë, një urë e prishur e bëjnë gjithnjë e më të vështirë akesin e forcave të shpëtimit në zonën e izoluar.
Në hyrje të San Lorenzos dhe Flavianos në afërsi të Amatriçes, rruga e ngushtë gjarpëruese që të çon drejt zonës malore është e bllokuar nga një tërmet i fortë me Magnitudë 4,8 ballë i regjistruar sot në mëngjes. Forcat zjarrfikëse dhe ushtria po ngrenë një tabelë ku lexohet : Zonë e pakalueshme.
Banorët shohin me sy kritik shkatërrimet e reja dhe lopata që pastron pareshtur mbetjet e një shtëpie të shkatërruar në mes të asaj rruge.
“Lëkundjet e regjistruara së fundmi kanë përkeqësuar më tej situatën. Në rrugën rajonale, ura me tri harqe që të çon në Amatriçia është mbyllur, kjo rrugë që kryente lidhjen me disa shtëpi të tjera është e bllokuar. Duhen kryer ende disa verifikime në terren për zgjerimin e kalimit”, sqaron Mauro Savi, topograf i administratës në provincën e Rietit.
Momente nervozizmi, padurimi dhe tensioni. “Jemi plotësisht të izoluar”, shprehet e dëshpëruar një banore.
“Të gjitha forcat e shpëtimit ndodhen të lokalizuara në Amatriçia”, shprehet Marco Barba, i cili ka ardhur sot në mëngjes nga Roma për të sjellë veshje dhe furnizime me ushqime për të afërmit e tij.
Disa janë plotësisht të izoluar, ndodhem këtu për t’i ardhur sadopak në ndihmë këtij komuniteti, duke mos e ditur se ku mund të strehohem sot.
Duhet së paku disa orë përpara se të nisësh sërish udhëtimin dhe kjo në sajë të një devijimi rruge.
Gjatë mesditës ky kryqëzim kthehet në një pikë takimi për banorët e qytezës. Banorët mbështesin njëri-tjetrin duke shkëmbyer informacione dhe ushqime./atsh/r.a