Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, konstatuan dhe asgjësuan 930 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, në fshatin Surroj, Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Komit”.
Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /r.a