Emigrantët që janë kthyer në vendlindje për të kaluar pushimet verore, po shfrytëzojnë momentin për të kryer procedurat për legalizimin e objekteve të tyre, duke krijuar fluks dhe radhë të gjata në zyrat e ALUIZNI-t dhe zyrat e rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Durrës.
Për të eleminuar fluksin e lartë stafi i ALUIZNI-t Durrës po punon me orare të zgjatura. kreu i ALUIZNI-t Durrës Flamur Gjuzi, deklaroi se po ofrohet shërbim në të 7 ditët e javës dhe po punohet me orë të zgjatura për të shmangur radhët.
“Vetëm për këtë periudhë 2 mujore kemi dhënë rreth 3 mijë leje. Po punojmë me orare tejet të zgjatura”, tha Flamur Gjuzi.
Proçesi i legalizimeve për emigrantët është i përshpejtuar dhe sipas kreut të ALUZINI-t Durrës, përfundon brenda ditës.
Teksa thekson se puna po ecën me ritme shumë të mira, Gjuzi shton se problemi i vetëm për ALUIZNI-n Durrës mbetet bllokimi i zonës arkeologjike A dhe B.
Mbi 10 mijë objekte informale janë ndërtuar në 25 vitet e fundit në Zona A dhe B e qytetit të Durrësit. Ora news/a.k