Partia Demokratike ka çelur fushatën në Bashkinë Dibër ku kandidon Sherefedin Shehu. Ky i fundit ka kërkuar besimin e qytetarëve dibran, duke u premtuar se do të punojë për hallet e tyre. Por zoti Shehu ka bërë edhe një premtim që nuk mund ta mbajë. Ai premtoi rikthimin e universitetit në Dibër, por ky premtim varet nga pushteti qëndror.
“Si njeri i universiteteve ju premtoj se do ju rikthej universitetin në Dibër”, tha Shehu.
Më tej ai listoi një sërë problemesh të Dibrës nën qeverinë e Ramës, duke shtuar se do të punojë me përkushtim.
“Dibra ka provuar në këto tre vite dhunën e pushtetit, grabitjen. Liria ka humbur shpresën. Kryeministri vazhdon të tallet me dibranët, duke u kërkuar mëbshtetje pasi i ka mashtruar. Por ai nuk mund të talet më me dibranët. Shumica e familjeve dibrane presin ndihmën ekonomike për të paguar faturën e dritave. Ju e dini se Rama e mbylli filiali ne Universitetit dhe tarifat i rriti. Ju e dini se shumë studentë i ndërprenë studimet. Pronarët e autobusëve dhe furgonëve kanë hubmur punën nga pazaret me licensat. Por edhe ata që i morën janë nën preison nga preisonet e bashkisë. Për të qenë në krahun tuaj, për t’u dhënë dhpresë, punë dhe dinjitet dibranëve mora betimin t’u shërbej dibranëve. Unë kam përgatitur projektin për t’u dhënë zgjidhje halleve të Dibrës”, tha Shehu./a.m.