Lorik Cana i ka dhënë fund aventurës së tij me klubin e Nantes dhe kjo tashmë është bërë zyrtare nga ekipi francez. Në një postim në faqen zyrtare të tyre në “Facebook”, klubi francez shkruan: “Lorik Cana largohet nga FC Nantes. Kapiteni i Shqipërisë ka zgjedhur ta përfundojë kontratën e tij pas një sezon nën ngjyrat e Nantes. Faleminderit për gjithçka Lorik, dhe paç fat”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Cana e pati bërë të qartë që para Europanit që nuk dëshironte ta vazhdonte më karrierën të Nantes. Ai shprehej atëherë se dëshiron të provojë diçka të re jashtë Europës.
ma.me