Joe Hart, portieri i Manchester Cityt, është personazhi kryesor i karikaturës së ditës
Goal.com ka publikuar karikaturën e ditë, ku personazhi kryesor është portieri i Manchester Cityt, Joe Hart. Pep Guardiola vendosi që Hartin, ta inkuadroj nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Steaua Bucurestit (1:0), e cila u zhvillua në kuadër të Play Offi’it të Ligës së Kampionëve.
Por, strategu spanjoll u befasua me përkrahjen që mori portieri anglez nga tifozët e Cityt që ishin të pranishëm në stadiumin ‘Etihad’, përcjell Express.
Guardiola e kishte lënë në bankën rezervë Hartin deri më tani. Madje, ish trajneri i Bayern Munichut në vend të Hartit i cili transferoi se fundi portierin e Barcelonës, Glaudio Bravo. (b.an)