Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe forcat e FNSH-së ka asgjësuar rreth 14.000 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në operacion u përfshi edhe Guardia Di Finanza. Në ndihmë të këtij operacioni, në bazë të 6 kordinatave të ardhura nga monitorimi nga ajri nga Guarda Di Financa, u evidentuan 6 parcela ku u asgjësuan rreth 14.000 bimëve narkotike, në Kodrat e fshatit Kalivaç, Njësia Administrative Krahës. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
ma.me