Nuk ka fund paniku nga tërmetet në Italinë qëndrore. Një ditë pas katastrofës që i mori jetën mbi 240 personave, sërish janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në zonat e prekura.
Sipas autoriteteve italiane, lëkundjet janë ndjerë në zonat e Accumolit dhe Amatrices, dy qytezat thuajse të shkatërruara totalisht nga tërmeti i një dite më parë.
Raportohet se lëkundjet e sotme ishin në nivelin e 4.3 ballëve të shkallës rihter. Ndërkohë ekipet e shpëtimit vijojnë aksionet në zonat e shkatërruara për gjetjen e personave të tjerë të mbetur nën rrënoja./a.m.