Asgjësohen rreth 14.000 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe forcat e FNSH-së.
Në operacion dhe Guardia Di Finanza.
Në vijim të aksioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike ,ditën e sotme është zhvilluar një tjetër operacion, në bazë të 6 kordinatave të ardhura nga monitorimi nga ajri nga Guarda Di Financa, u evidentuan 6 parcela ku u asgjësuan rreth 14.000 bimëve narkotike, në Kodrat e fshatit Kalivaç,Njësia Administrative Krahës.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.m.
TOT