Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar me emrin “IL MULO” nga ku janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas si me poshtë.
Më datë 25.08.2016, nisur nga të dhënat, në lidhje me veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nga disa shtetas, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy automjeteve: Automjeti tip “Golf 5” me targa AA 646 IT, me drejtues shtetasin Sentiljano Uldedaj dhe pasagjer shtetasi Bik Sufaj dhe automjetin tip “Reno” me targa AA 248KR që drejtohej nga shtetasi Pavlin Selvija dhe pasagjer shtetasi Elvis Mandi, në të cilin nga kontrolli u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në formë boçe të futur nëpër thasë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pavlin Selvija u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në formë boçe dhe në total janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike.
Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e sipërshënuar në bashkëpunim kanë qenë duke transportuar për qëllime tregtimi dhe trafikimi lëndën e cila ju është sekuestruar.
Në përfundim të këtyre veprimeve janë arrestuar shtetasit e mëposhtëm :
Pavlin Selvija, 29 vjec, banues në Shkodër.
Sentiljano Uldedaj, 29 vjeç, banues në Koplik, Shkodër.
Bik Sufaj, 26 vjeç, banues në Koplik, Shkodër.
Elvis Mandi, 29 vjeç, banues në Bleran, Shkodër.
Materialet Proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim