Nga Mentor Kikia
I nderuar popull i facebook-ut! Që të mos nxitoni të më etiketoni si servil, duke lexuar vetëm titullin, apo edhe më tej, të arrini në përfundimin se Erioni më ka dhënë ca para për të shkruar këto radhë(pasi kete akuze e kemi ne maje te gjuhes te gjithe), lexojini ato më parë, deri në fund.
Tirana kaloi një ditë te këqe të mërkurën, si paosjë e një vale të keqe moti. Menjëherë në rrjetet sociale dhe komentet në lajmet e mediave online, shpërtheu një valë akuzash e sharjesh ndaj kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj, për shkak të përmbytjeve që pësuan rrugët. Kishte dhe nga ata që bënin ironi, se përse Erioni nuk e parashikoi stuhinë kësaj radhe. Kishte dha nga ata që jetojnë jashtë dhe thonin se atje ku janë ata, nuk ndodh kjo gjë që ndodhi në Tiranë. Në fakt për gjysmë ore u përmbyt tre ditë më parë edhe Tokio, e me disa orë shi u bënë lumë edhe rrugët e Teksasit. Tirana është një qytet rrumpallë, ku të vetmet rrugë të drejta janë ato që ka bërë Zogu dhe Enveri. Këtu edhe era vjen verdallë si p…. nëpër brekë e s’ka nga të dalë dhe për këtë kanë dhënë kontribut të gjithë kryetarët e bashkisë nga viti 1991. Unë s’kam dëgjuar që Veliaj të ketë premtuar se do të ribëjë të gjitha kanalizmet e Tiranës, për ti bërë të mëdha si ato të Nju Jorkut, pasi kjo është edhe teorikisht e pamundur. Sa për pusetat, besoj se më në gatishmëri nuk kanë qenë ndonjëherë, pasi sapo pushoi stuhia, qyteti iu kthye normalitetit. Ndërkohë që për herë të parë qyteti ka ekipin e reagimit më të shpejtë në të tilla raste. Pasi më parë edhe kur shembej një pemë apo bllokohej një kanal ujërash të zeza, pas dalë në televizor si lajm, bashkia nuk ndërhynte.
Tani të kthehemi tek populli i facebook-ut!
Tirana do të përmbytet sërish nëse natyra do të derdhë shi si ai i të mërkurës. Por ajo që më habit është gatishmëria e shumë e shumë njerëzve për ti kërkuar llogari kryetarit të bashkisë pikërisht për atë që ai nuk e ka në dorë. Dhe nuk i kërkojnë llogari për atë që ai ka në dorë dhe nuk po e bën, ose po e bën keq.
Psh: Përse nuk i kërkojnë llogari pse e ka bërë sheshin “Nënë Tereza”, të vetmin shesh publik funksional të kryeqytetit, si Gjiri i Lalzit, ku kalajamtë luajnë futboll në rërë, mëqe s’kan ku luajnë tjetër. Sheshin historik të lidhur me universitetin e ka bërë si magazinë porti, mbushur me skela, hekura dhe kioska që pjekin qofte mu në derë të universitetit.
Pse nuk i kërkojnë llogari që po e privatizon ndërmarjen e ujësjellësit pa asnjë konsultë publike, nga ato që bëhen për të diskutuar edhe se me çfarë boje do të lyhet pallati?
Pse nuk i kërkojnë llogari për dhjetra e dhjetra premtime elektorale që ai ka bërë dhe ende nuk ka nisur ti zbatojë?
Kjo është llogaridhënia njerëz. Kështu duhet të jetë një shoqëri e kulturuar, aktive dhe kërkuese. Një shoqëri që i shkul dhëmbët atij që voton, kur ai nuk punon mirë. Por ne jemi një shoqëri tallava, shoqëri lloqesh, thashethemesh, që dimë vetëm të shajmë dhe të ankohemi.
I nderuari Mentor,gazetaret detyre paresore kene oponencen ndaj qeverisjes.Edukimin e” masave” e kane per deture,organizata te tjera.Meqenese edhe emerin e keni Mentor,pra njeri qe jep mend,mund te te tolerojme te shkruash edhe ne ndihme te atyre organizatave,por jo t’i spostosh ato.