Para disa ditësh dy vëllezër u përleshën fizikisht me një oficer policie në Shëngjin, video e të cilëve bëri dhe bujë në rrjetet sociale. Fillimisht në video tregohej vetëm një moment, atëherë kur polici godite njërin prej vëllezërve, por me daljen e plotë të pamjeve, rezultoi se ishin dy vëllezërit Kola ata që kishin kundërshtuar policin, e madje i kishin shkelur këmbën me makinë.
Këtë të enjte, gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për dy vëllezërit Blerti dhe Daniel Kola, teksa ky i fundit ende nuk është vënë nën arrest nga policia.
Gjykata vendosi gjithashtu edhe për pezullimin nga detyra të efektivit me inicialet A.B, i cili pavarësisht shkeljes së ligjit nga ana e dy vëllezërve u përlesh fizikisht me grushta me ta.
Gjykata e Lezhës dha këtë të enjte masën e sigurisë për dy vëllezërit që sulmuan policin në Shëngjin fundjavën e kaluar./java/a.k