Kandidati demokrat për bashkinë e Dibrës i është drejtuar banorëve të Zadh Dardhës në një takim elektoral, nga ku ka deklaruar se prioriteti i Kryeministrit dhe të majtëve është të bëjnë projekte që sjellin para për xhepat e miqve të tyre dhe jo për mirëqënien e qytetarëve.
“I bëjnë punët vetëm për të futur ca lekë në xhep, i bëjnë punët për të mbajtur karriken, për të blerë vota dhe shpreson se ndoshta dibranëve mund t’ua marrë edhe një herë mendjen. Por juve nuk mund t’jua marrë me bulevardin e Peshkopisë. Aty janë 800 metra bulevard. Me lekët e atyre 800 metratlve te Peshkopisë, duhej të ishin bërë 40 rrugë asfalti. Me ato 800 metra u thotë ju: Jam larë, kështu që të jeni të sigurt se nesër këtu nuk do të ketë asnjë gjë“.
Në bashkëbisedimin me banorët, Shehu theksoi se Dibra ka një potencial të madh turistik i cili me investime nund të kthehet në burim të ardhurash, punësimi dhe mirëqënie për banorët e zonës.
“Turizmi kërkon projekte të mëdha. Unë një pjesë e kam dhe flas për rrugën që shkon në Reçë, rrugën që shkon në Lurë, rrugën që shkon në Bjeshkët e Korabit, rrugën që shkon në Bjeshkët e Bellovës dhe të Radishtit. Zgjidhja më e madhe do të jetë Rruga e Arbërit. Lulëzim Basha kur ma ngarkoi këtë detyrë tha: Ne të dy do të bëjmë Rrugën e Arbërit”- tha Shehu./java/a.k