IKMT ka hedhur sot në erë tre kulla në kuadër të projektit për Bulevardin e Ri të kryeqytetit.
Mësohet se tre kullat kanë qenë 30 metra të larta, ndërsa rrëzimi i tyre është bërë me qëllim vijimin e punimeve për zgjatimin e bulevardit.
Shpërthimi është kryer me 10 kg lëndë e llojit C4 me ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë. Më herët forca të policisë kishin rrethuar zonën duke vendosur një perimetër sigurie. Tani pritet që punonjës të IKMT-së të hyjnë në zonë për të vijuar prishjen e plotë të objektit.
“Ishte planifikuar nga specialistët e IKMT-së që lënda plasëse të vendosej vetëm në këmbët e objektit dhe më pas të vijohej me fadromat, kjo ishte mënyra sesi ishte planifikuar dhe ashtu ndodhi. Ne do të jemi në krah të Bashkisë së Tiranës dhe të të gjitha bashkive që kanë nevojë për mjete dhe makineri të rënda e të përshtatshme për të tilla detyra.”- tha Dallëndyshe Bici, kryetare e IKMT-së.
/r.a