Qeveria ka akorduar miliarda lekë për rregullimin e dy nga plazheve ku kanë vila pikërisht zyrtarët e lartë. Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumentet e tenderëve që ka hapur Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit. Sipas tyre, do të vihet dorë për ujërat e zeza në plazhet e Qerretit dhe të Lalzit. Në këto plazhe kanë vila zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nga të gjitha krahët e politikës.
Pushuesit në disa plazhe në vend, kryesisht në Velipojë, Shëngjin, Golem, Divjakë etj, ankohen për papastërti, apo për ujërat e zeza, Ujësjellësi ka menduar që të vërë dorë pikërisht në këto plazhe. Nuk dihet se me çfarë kriteresh ka investuar në këto plazhe. Duket se shteti ka menduar që, pasi prishi disa nga plazhet më të mëdha publike, të kujdeset për ato të “virgjëra”. Megjithatë, në këto plazhe kanë investuar shumë firma të fuqishme. Pyetja që mund të lindë është: Përse nuk ia lë privatit që të investojë edhe për ujërat e zeza?
Plazhi në Qerret
Ujësjellësi ka hapur procedurën me objekt marrëveshjen kuadër or “Përfundimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën Përroi i Agait – Qerret, LOTI II”. Bëhet fjalë për lLinjat Përroi i Agait, Stacioni Pompimit Nr.1 deri tek Stacioni Pompimit Nr.2).
Fondi që ka akorduar Ujësjellësi është 353.062.840 lekë, të marra nga buxheti i shtetit. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj.
Plazhi në Lalz
Në këtë plazh, sipas dokumenteve të gazetës “Shqip”, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit ka hapur tenderin që ka si objekt “ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza dhe I.T.U.P, në zonën turistike Gjiri i Lalzit, Durrës”. Fondi është 1.197.059.822 lekë pa TVSh dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 30 muaj. Mësohet se punimet përfshijnë ndërtimin e kolektorit kryesor të KUZ në zonën turistike të gjirit të Lalzit me një gjatësi rreth 5 400 ml për pjesën me gravitet dhe 1 700 ml për pjesën me ngritje mekanike, i cili do të shkarkojë tek impianti i ardhshëm i trajtimit të Ujërave të Përdorura si dhe ndërtimi të Impiantit të Trajtimit për fazën e parë me një popullsi prej 15 000 banorë ekuivalente.
Taksat e shqiptareve Ministria e transporteve nuk i con per perfundimin e infrastuktures se kene pergjysem por ne sherbim te partise dhe klienteles se tyre dhe prandaj rruga e Arberit nuk eshte bere, prandaj vazhdojne vazhdojne koncensionet ne dem te popullit se duhen para per zgjedhjet qe vine se LSI prish koalicionin