Në shtëpinë e Nënë Terezës në Kalkuta të Indisë, kanë nisur përgatitjet për festimin e ditëlindjes së saj.
Mëngjesin e kësaj të enjte (25 gusht), vizitorët kanë zhvilluar lutje në mëngjes në kuadër të 106 vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, e cila erdhi në jetë më 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë në Shkup të Maqedonisë.
Ajo nisi punën e saj si misionare për të varfrit në vitin 1948, ndërsa fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.
Pas vdekjes në vitin 1997, ajo u lumturua nga Papa Gjon Pali II dhe dha titulli “E bekuara Tereza e Kalkutës”. Ceremonia e shenjtërimit të saj në Vatikan do të zhvillohet më 4 shtator. /oranews/r.a