Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.
Ngjarja u shënua pranë Kanalit të Çukës ku një automjet përfundoi brenda në një dyqan rrobash. Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe shitësja e dyqanit janë lënduar nga aksidenti, ndërsa dyshohet se shoferi iu shmang një kalimtari në rrugë.
Policia nuk bën të ditur identitetin e të lënduarve, ndërkohë që raportohet se gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rëndë. / r.a