Burrat janë më të prirur për të vdekur nëse i ‘thyhet zemra’, sipas një studimi ku kanë marrë pjesë më shumë se 7.500 gra dhe burra të martuar, të moshës mbi 50 vjeç.
Burrat, të cilët ishin të ve për më shumë se dy vjet, ishin 35% më të prirur për të vdekur, se sa burrat gratë e të cilëve ishin ende gjallë.
Nga studimi, po ashtu është konstatuar burrat e divorcuar, kanë 59% shanse më shumë për të vdekur, se të martuarit.
Ndërsa për gratë është krejt e kundërta. Divorci apo vdekja e bashkëshortit, nuk ndikon në jetëgjatësinë e grave, shkruan Daily Mail.
Studiuesit e Universitetit të Majamit, kanë thënë se divorci për shkaqe ekonomike, ka pasoja të pashlyeshme në shëndetin e burrit./express/a.k