Nëse zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbaheshin sot, kandidatja demokrate Hillary Clinton, do të fitonte në shtetet kyçe, si në Florida, Ohio dhe Virginia, me një shans prej 95 për qind për ta mposhtur kandidatin republikan, Donald Trump.
Projekti i cili kombinon sondazhet me një analizë të mostrës së preferencave të votuesve në disa skenarë zgjedhjesh, tregon se Clinton kryeson ndaj Trumpit në votë popullore prej 6 për qind dhe kryeson në 19 shtete, shkruan Reuters në të dhënat ekskluzive, transmeton kp.
Për momentin, Clinton do të mund të fitonte të paktën 268 vota në kolegjin zgjedhor, organi i cili përcakton presidentin e ardhshëm të Amerikës. (b.an)