Xhamia e Gurit në Prishtinë është kthyer në lokacion ku zhvillohen aktivitete të prostitucionit dhe të përdorimit të drogës. Për këtë janë vënë në dijeni Bashkësia Islame e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Veprimet e kundërligjshme kanë ndodhur prejse xhamia nuk është në funksion të riteve fetare. Tek ajo ka filluar procesi i restaurimit para pesë vjetësh dhe punimet nuk kanë përfunduar ende, shkruan “Koha Ditore”.
Shqetësimin për keqpërdorimin e hapësirës së xhamisë e ka ngritur kryeimami i Prishtinës, Idriz Xhigolli, të mërkurën, në një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, teksa është diskutuar për sigurinë në vend.
Përfaqësuesi i imamëve të Prishtinës ka thënë para të pranishmëve që ishin në takim me ministrin Hyseni se xhematlinjtë po kërkojnë llogari nga ta, duke u shprehur të shqetësuar se si një xhami e vjetër 640 vjeç është bërë qendër e prostitucionit..(b.an)