Lamborghini ka prezantuar “bishën” e radhës e cila pritet të dominojë tregun e pasanikëve dhe të apasionuarve pas automjeteve. Kompania ka ekspozuar në Muzeun “Lamborghini” automjetin që do të quhet “Egoista”. Ajo është frymëzuar nga automjetet ushtarake dhe ka një motor V10 prej 600 kuajsh fuqi e cila arrin një shpejtësi maksimale deri në 350 km/h. Super mjeti arrin 0-100 km/h për vetëm në 2.4 sekonda.