Forca e natyrës kalon çdo limit dhe kufi. Do të ju flasim për pemët që u kanë mbijetuar çdo fatkeqësie natyrore dhe njerëzore. Ato kanë qëndruar në këmbë edhe pas aksidenteve ajrore, cunameve, madje edhe bombave atomike në Hiroshima. Kanë lindur, lulëzuar dhe janë ruajtur me pas me kujdes nga njerëzit. Bëhet fjalë për bredha, pisha, e vidhe, që kanë mundur të rilindin disa metra larg fatkeqësisë dhe që japin shpresë; e që në disa raste janë bërë simbol kujtese për viktimat e pafajshme.
Dardha që i mbijetoi sulmit të 11 shtatorit
Është simbol i rilindjes, pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. Ajo u nxor nga rrënojat e ish-kullave Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York. Dardha ishte mbjellë në 1970 dhe u mbulua nga rrënojat e sulmit të përgjakshëm. Nga pema vetëm një degë e saj nuk ishte dëmtuar dhe që nga vitit 2013 ajo është shpallur simbol dhe ndodhet pranë Memorialit Kombëtar të Manhatanit.
Pema e vidhit që i mbijetoi një bombe
Më 19 prill 1995, një bombë e fuqishme shkatërroi zyrën federale të qendrës së Oklahomas në SHBA, duke vrarë 168 persona dhe plagosur 700 të tjerë. Mes të mbijetuarave ishte edhe një vidh që ndodhej pas godinës. Pema ishte dëmtuar shumë, por komuniteti arriti që ta shpëtonte.
Pisha që i mbijetoi cunamit
Në mars të 2011, në Japoni ndodhi një cunami që shkuli të gjithë pyllin që ndodhej në bregdetin e Paqësorit qendror, me përjashtim të një pishe të vetmuar. E vetmja pemë e mbijetuar u cilësua si pisha e mrekullisë dhe u shpëtua falë një kafazi metali.
Hibaku Jumoku i mbijetoi bombës atomike
Pas bombës atomike të lëshuar në Hiroshima në vitin 1945, shumë kishin ngritur hipoteza se asgjë nuk do të rritje me në zonën e prekur. Por pranverën pasardhëse, pema nxori degët e saj mes rrënojave të qytetit, vetëm 370 metra larg shpërthimit.
Pema që i shpëtoi një aksidenti ajror
Në vitin 1992, një avion u rrëzua mbi disa banesa të lagjes Bijlmermeer të Amsterdam në Holandë, duke vrarë 43 persona. Kjo pemë mbijetoi dhe që atëherë është bërë një vend ku kujtohen viktimat e aksidentit. Është pagëzuar si “pema që i ka parë të gjitha”./shqip/a.k