Bashkimi Evropian është gati për të ndihmuar Italinë pas një tërmeti me magnitudë 6.2, thotë Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides.
“Qendra e koordinimit dhe reagimit ndaj emergjencave e Komisionit Evropian po monitoron nga afër situatën dhe ka qenë në kontakt me autoritetet italiane për të ofruar ndihmë”, theksoi ai në një deklaratë.
Italia deri tani ka kërkuar harta satelitore për të vlerësuar dëmin në zonën e prekur, thotë Stylianides, duke shtuar se kjo do të realizohet normalisht. /r.a