Parku i Liqenit Artificial ka tashmë, jo vetëm këndin më të madh të lojërave për fëmijë, më shumë gjelbërim e pemë, por edhe një sipërfaqe më të madhe.
Pas prishjes së ndërtimeve dhe çdo lavazhi që ushtronte aktivitete të paligjshëm, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë mundur që ta kthejnë truallin e tyre në një sipërfaqe të shtuar për Parkun e Liqenit.
Është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që bënë të ditur këtë fakt ndërsa ka postuar dhe një sere fotosh nga puna e kryer në disa nga zonat ku u prishën ndërtimet pa leje në këtë park.
“U prishën dhe po gjelbërohet hapësira. Fakt: Sot Liqeni ka më shumë gjelbërim, hapësira çlodhëse, aktivitete dhe më pak kafe”, shkroi Veliaj në Facebook. /r.a