Kandidati i PD-se për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu, u takua me banorë të fshatrave Tomin dhe Limjan.
Kandidati Shehu u njoh me problematikat e shumta me të cilat përballen banoret e kësaj zone. “Shqipëria qeveriset nga një kryeministër që erdhi në pushtet me premtime për të zgjidhur hallet tona, por po largohet duke na shtuar një thes me halle. Në Maqellarë dhe në fshatra të tjera, është dyfishuar tarifa e ujit të pijshëm. Pra, pa bërë asnjë përmirësim në shërbime, do të paguash dyfishin”, tha Shehu.
Në vijim, Shehu përdori një tjetër argument kur u tha banorëve se “Edi Rama ka filluar punimet në bulevardin e Peshkopisë në prag te zgjedhjeve. Në vend që të bëje 40 rrugë, shkon e bën një bulevard. Kjo qeveri nuk është qeveri që bën investime për të zhvilluar vendin. Prej tre vitesh këtu nuk ka marrë njeri subvencion”.
“Ka njerëz që në Dibër kanë në pikëpyetje dhe bukën e gojës e shkojne në burg pse nuk kane paguar faturën e energjisë elektrike, qe rrine pa drita pse nuk ka mundesi të paguajë faturën e energjisë elektrike”, tha Shehu. /r.a