Sizmiologu shqiptar Rrapo Ormeni deklaron se edhe Shqipëria mund të goditet nga termete katastrofike, si ai që goditi mëngjesin e sotëm Italinë qendrore, duke shkaktuar 63 viktima, ndërkohë që mbi 150 të tjerë dyshohet se janë nën rrënoja.
Në një lidhje telefonike për Report TV, sizmologu Rrapo Ormeni ka deklaruae se Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani e Dibra janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri
Sizmiologu Ormeni është shprehur se duke parë këtë tërmetet shkatërruese, mund të themi se numri i viktimave fatkeqësisht do të jetë në rritje. Sa i përket tërmeteve në vendin tonë Ormeni u shpreh:
“Tërmete më magnitudë mbi 6 ballë kanë rënë edhe në vendin tonë. Tirana në krahasim me zonat e tjera të vendit është më pak e rrezikuar. Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani dhe Dibra janë disa nga zonat më të rrezikuara nga tërmetet“./a.k