Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC)rishikoi nw muajin gusht ecurinë e industrisë. Rishikimi ka prekur disa vende që patwn një sërë ngjarjesh, kryesisht nga terrorizmi, si Franca, Turqia apo edhe ndikimi që mund të sjellë Brexit. Shifrat nuk kanë ndryshuar sa i përket ndikimit direkt që do të japë industria e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto, botërore 3.1% ( të paktwn kwshtu shpresohet).
Harta e dizenjuar nga WTTC tregon se në Europë ( ku përfshihet edhe Shqipëria) rritja e turizmit do të jetë në nivelin 2.2%.
Për shkak të disa sulmeve që goditën Francën, ku i fundit ishte ai i Nice, WTTC uli në 1.1% parashikimin për rritjen e turizmit nga 2.9% që ishte në fillim të vitit. Një rishikim i tillë do të reflektojë pasoja edhe në vendet e tjera europiane.
Për Turqinë, ndikimi i turizmit në PBB është rishikuar me tendencë negative. WTTC e ka ulur në -3.2% nga 0.2% që e kishte parashikuar në fillim të vitit. Arsyet e këtij rishikimi kanë të bëjnë me sulmet teroriste, konfliktin diplomatik me Rusinë, grushtin e shtetit të dështuar, si dhe me konfliktin në Siri.
Në të njëjtën linjë, me performancë negative është rishikuar edhe ndikimi që pritet të japë turizmi në PBB-në e vendit. Pavarësisht organizimit të Lojërave Olimpike, industria do të tkurret në -1.6% nga -0.9% që ishte parashikuar në fillim të vitit. Arsyet kryesore kanë të bëjnë me zhvillimet politike, si dhe me performancën e dobët makroekonomike.
Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian nuk pritet të ketë një ndikim të menjëhershëm në industrinë e turizmit. Rritja do të jetë 3.6%. Rritja e dobët e shpenzimeve të brendshme ( 3%) pritet të kompenzohet nga një kërkesë më e lartë e turistëve të huaj, të cilët janë favorizuar edhe nga një kurs këmbimi i favorshëm.
Sa i përket vendit tonë, shifrat që çdo ditë publikohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes flasin rritje të hyrjeve të vizitorëve të huaj. Kështu nga pikat kufitare tokësore gjatë periudhës qershor-15 gusht u llogaritën rreth 1.6 milionë vizitorë ose rreth 24% më shumë se e njëjtja periudhë e një viti më parë; nga pikat kufitare ujore ky numër u llogarit në mbi 121,000 ose rreth 24% më shumë se e njëtja periudhë e një viti më parë. Por, përtej këtyre shifrave mungojnë të dhënat sesi kanë ecur netqëndrimet (që janë një tregues i rëndësisshëm i performancës së turizmit), si dhe ato në lidhje me origjinën e vizitorëve që do të tregonin ndryshimet në preferencat e turizmit shqiptar./monitor/r.a