Kryeministri ka bërë publike në rrjetin e tij sociakl një numër fotosh që lajmërojnë për nisjen e punës së transformimit rrënjësor të bulevardit të Dibrës, një projekt rreth 1 mln euro. Rama shkruan se derisa në Dibër bashkia ishte e të djathtëve nuk u paraqit asnjë lloj projekti.
“Ka nisur puna për transformimin rrënjësor të bulevardit të Bashkisë së re Dibër pas një periudhe të parë hartimi projektesh, të cilat deri vjet kur kjo bashki u drejtua nga demokratët, nuk kishte asnjë projekt dhe nuk paraqiti asnjë kërkesë serioze në qeveri nga 2013 deri në 2015…”- shkruan Rama.