Në gjysmën e parë të vitit nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe në “Shën Apostull Pali” në Ohër janë transportuar 1.008.435 udhëtarë, që krahasuar me vitin e kaluar paraqet rritje për 22,5 për qind, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Sipas Ministrisë dikasteriale, vazhdon trendi i rritjes së numrit të udhëtarëve, të cilët kanë kaluar në dy aeroportet në Maqedoni.
Në aeroportin e Shkupit nga janari deri në korrik të këtij viti janë regjistruar 933.130 udhëtarë, që, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur janë transportuar 775.177 udhëtarë, paraqet rritje prej 20,4 për qindëve.
Në aeroportin e Ohrit, në gjashtë muajt e parë janë transportuar 75,305 udhëtarë ose për 55,9 për qind më shumë nga periudha e njëjta e vitit të kaluar.
Në pajtim me realizimin e qarkullimit, destinacionet më të përfaqësuara sipas numrit të udhëtarëve për këtë periudhë janë Munihu, Këlni, Roma, Geteburgu, Lubjana dhe Frankfurti, referon MIA. (b.an)