Orë pas ore vijon të rëndohet edhe më tej bilanci nga tërmeti në Itali.
Të paktën 45 është numri i viktimave i konfirmuar nga autoritetet italiane.
Po ashtu raportohet se grupet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat 35 persona të plagosur.
Aktualisht vijojnë kërkimet për qindra të tjerë të shpallur të zhdukur që ndodhen nën rrënoja./a.m.