“Italia po qan për bashkëkombësit e saj dhe i tregon gjithë botës lotët, por edhe zemrën e madhe të vullnetarëve, të mbrojtjes civile dhe të institucioneve”, u shpreh kryeministri italian Matteo Renzi në sallën Galeoni të Pallatit Chigifara në një deklaratë për shtyp për tërmetin që ka goditur qendrën e Italisë.
Kreu i qeverisë italiane siguroi se “asnjë nuk do të lihet vetëm”.
“Faleminderit kujt ka gërmuar në rrënoja me duar”, shtoi Renzi. “Puna vazhdon dhe ne duhet të jemi të gatshëm për emergjencat në orët e ardhshme, ditët dhe javët. Por tani prioritet është nxjerrja e njerëzve nga rrënojat”.
Sipas websitit italian “Tgcom 24”, bilanci provizor deri tani shkon në 45 të vdekur, ku 35 në Amatrice./a.m.