Kishin vendosur të merrnin rreze dielli pa pengesën e rrobave të banjës, dhe si shqiptarë të që donin të dukeshin modernë, por duket se zgjodhën vendin e gabuar.
Kështu ka ndodhur me një çift shqiptarësh në Itali, që dolën nudo në plazh pranë brigjeve të lumit Po, por u përballën me pushuesit italianë, të cilët u ndjenë të shqetësuar nga sa panë.
Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët rezidentë në Parma ishin nudo në plazh, vend që ishte frekuentuar nga familjarë dhe fëmijë raporton Tema. Disa familjarë me fëmijët pranë u kërkuan me mirësjellje shqiptarëve të visheshin, pasi zona nuk ishte për nudistë. Por, djali shqiptar, iu përgjigj se aty nuk kishte asnjë shënim që ndalonte plazhin nudo, e as urdhër.
Por nga fjalët dhe replikat situata ka degjeneruar në sherr fizik. Një italian nisi të rrihej me shqiptarin, ndërkohë që vajza shqiptare nisi të hidhte shishe plastike e sende të tjera, si për të ndarë sherrin.
Më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë pushues, që ndanë dy personat që po ziheshin, ndërkohë që të tjerë kërcënuan se do njoftonin policinë.
Kaq ka mjaftuar që shqiptarët të tërhiqeshin, të visheshin e të largoheshin nga plazhi.