Trajneri i ri i Milan, Sinisa Mihajloviç në një intervistë të tij për mediat italiane, ka rrëfyer të gjitha momentet e së shkuarës së “zezë” të tij në periudhën e luftës.
I pyetur nga gazetarët se ku gjendej në momentin e bombardimeve, Mihajlovic rrëfen: Isha i grumbulluar me kombëtaren sllave. Në momentin kur gjendja është rënduar, jemi transferuar në Hungari.
Ai është pyetur edhe për pavarësinë e Kosovës, ku shprehet: Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre.