Viti i ri shkollor 2016- 2017 për sistemin e arsimit parauniversitar në vend do të nisë në 13 shtator 2016, ndërkohë nga nesër do të fillojë edhe shpërndarja e shitja e teksteve shkollore. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, shitja do të vijojë deri më datë 12 shtator dhe të gjithë librat duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e Ministrisë. “Shekulli” ka siguruar katalogun e alternativave dhe çmimet përkatëse, katalog ky i cili ka shkuar në të gjitha adresat e shtëpive botuese. Sipas Ministrisë, çmimet e këtij viti janë të përafërta me ato të vitit të kaluar, ndërsa vetëm librat e klasës së parë do të kushtojnë 2330 lekë. Më të shtrenjtat ndër to janë çmimet e Abetares dhe Matematikës, të cilat kushtojnë 475 dhe 561 lekë, ndërsa më pak kushton Edukimi për Shoqërinë. Për klasat e tjera, çmimi vijon të jetë i njëjtë, më përjashtim të indeksimit të çmimi që është bërë për klasën e 6 dhe të 7të. Edhe këtë vit qeveria pritet të miratojë një vendim për rimbursimin e çmimi për kategoritë në nevojë. Ndërkohë viti i ri shkollor do të nisë në datën 13 shtator për të gjitha shkollat 9vjeçare, për shkollat e mesme dhe ato profesionale. Sa i përket strukturës së vitit të ri shkollor, e marta e 13 shtatorit është dita e parë e shkollës si për shkollat 9vjeçare, edhe për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale. Ndërsa, përfundimi i shkollës do të jetë në qershor 2017, por në data të ndryshme.Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, datë 14.04.2016, përcaktohet se: “Përgjegjës për shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore janë botuesit dhe distributorët përkatës. Shitja e teksteve shkollore bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera pranë shkollave, nga subjekte të licencuara. Me kërkesën e botuesve apo distributorëve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të vënë në dispozicion falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore, për periudhën 25 gusht12 shtator 2016. Tekstet që shiten duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e MASit”.
Po ashtu, në udhëzim saktësohet se ndalohet shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore nga punonjës arsimorë, me përjashtim të teksteve për nxënësit e pakicave kombëtare. Ndërkohë që prindërit në ambientet e shkollave mund të gjejnë listën e teksteve që shkolla përkatëse do të përdorë për vitin e ri shkollor 20162017, ku të përcaktohet emri i botuesit a distributorit si dhe çmimi i shitjes së librit. Normalisht ky është një detyrim që drejtoritë e shkollave duhet ta kenë plotësuar duke nisur që në muajin qershor, kur dhe është bërë përzgjedhja e teksteve nga mësuesit e shkollave. Një tjetër pikë e udhëzimit të MASit është se: “Subjektet e licencuara për shitjen e teksteve shkollore në pikat e shitjes të hapura në ambientet pranë shkollave nuk lejohen të shesin tekste që nuk i përkasin katalogut”. Po ashtu, DAR/ZAtë kanë detyrim që, gjatë dy javëve që do të bëhet shitja e teksteve, duhet të raportojnë çdo ditë elektronikisht në MAS për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore. Viti shkollor Për arsimin bazë, viti shkollor nis më 13 shtator 2016 dhe mbaron më 9 qershor 2017. Pushimet e para për nxënësit e arsimit bazë fillojnë më 24 dhjetor 2016 dhe mbarojnë në 3 janar 2017. Në strukturën e vitit të ri shkollor për arsimin bazë, MASi ka reduktuar ditët e pushimeve. Kështu, nëse vitet e mëparshme nxënësit në muajin prill kanë pasur 5 ditë pushimi, vitin e ri shkollor periudha e dytë e pushimeve nis në 31 mars 2017 dhe mbaron në 2 prill 2017. Nxënësit e shkollave 9vjeçare edhe këtë vit, provimet e lirimit do t’i zhvillojnë në periudhën 1030 qershor 2017. Shkollat e mesme mësimin do ta fillojnë në 14 shtator, si pjesa tjetër, por viti shkollor për gjimnazet përfundon më vonë, në datën 16 qershor 2017. Vetëm maturantët vitin shkollor e nisin në 13 shtator dhe e mbarojnë në 31 maj 2017, pasi iu nisin provimet. Edhe për gjimnazet, pushimet e dimrit fillojnë në 24 dhjetor dhe mbarojnë më 3 janar 2016. Sa u përket provimeve të maturës, edhe vitin e ardhshëm shkollor maturantët do t’i zhvillojnë pesë provimet e saj gjatë muajit qershor. Në udhëzim është përcaktuar se provimet e maturës do zhvillohen në 130 qershor 2017.
ma.me