Një tërmet i fuqishëm goditit Italinë gjatë orëve të natës duke shkaktuar të paktën 6 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Por autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet pasi nën rrënoja ka edne shumë persona që janë bllokuar nga tërmeti shkatërrimtar.
Tërmeti i parë e më i fortë ishte me magnitudë 6,2 ballë dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli. Pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.
Sipas të dhënave, pjesëtarët e një familjeje me katër anëtarë u gjetën të vdekur nën rrënoja. Të vdekur mbetën edhe dy persona të tjerë të konfirmuar ndërsa vijojjnë kërkimet nën rrënoja për të tjerë viktima apo të plagosur. Autoritetet i tremben mundësissë për të tjera lëkundje./a.m.