Sjellja apo qëndrimi i një personi e definon atë dhe natyrën e lidhjeve që e ka me personat përreth. Qëndrimi i një personi mund të jetë pozitiv apo negativ, por në asnjë rast të dyja këto.
Përse njerëzit kanë mendime negative? Kjo është për shkak se ata besojnë se më e keqja mund të ndodhë nga çdo gjë. Ata mendojnë sikurse janë duke e pritur një tragjedi dhe nuk do të zhgënjehen kur ndodhë në të vërtetë.
Në realitet, mendimi negativ shpinë në veprime negative apo në asnjë veprim. Kur mendoni negativisht, ju e pritni një gjë të keqe dhe prandaj filloni të veproni asisoj. Kjo është mënyra se si gjërat fillojnë të bëhen negative për ju.Sidoqoftë, i njëjti rregull aplikohet edhe tek mendimi pozitiv.
Zgjidhja për këtë problem është shmangia e këtij kurthi vicioz të mendimit. Këtë mund ta bëni me kontrollimin e mendjes, dhe nëse jeni konfuz për mënyrat se si t’i heshtni zërat negativ, këto janë disa mënyra që do t’ju ndihmojnë.
Motivojeni veten çdo ditë
Duhet të ndryshoni dhe t’i fshini fjalë të caktuara nga mendja dhe mendimet. Filloni të përdorni fjalë si, “do ta bëj”, “mundem” etj., në vend të “nuk mundem”, “nuk do ta bëj” etj.
Është në rregull të përpiqeni dhe të dështoni
Nëse ballafaqoheni me dështime, kjo nuk do të thotë se është fundi i jetës. Por, kjo do të thotë se duhet të punoni më shumë për të arritur atë që e doni.
Eliminoni rregullat e paarsyeshme dhe pritshmëritë
Përpiquni të ballafaqoheni me botën në mënyrën se si është, jo në mënyrën se si pritni të jetë. Aq më shumë pritshmëri që keni, aq me më shumë probleme do të ballafaqoheni. (b.an)